Sulmuesi i gjerman i Bocholt, Toni Munoz, është rrëzuar në zonë dhe gjyqtari ka akorduar penallti.
Mbrojtësit e skuadrës mysafire Baumberg, filluan të ankohen me të madhe te gjyqtari.
Ata ishin të bindur që nuk është penallti.
Sulmuesi i rrëzuar Munoz, shkoi te arbitri dhe tregoi që nuk ishte penallti.
Ai mori përqafime dhe puthje nga lojtarët kundërshtar. /Telegrafi/


