Qeveria aktuale përgjegjëse për izolimin e Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e gjendjes aktuale në vend është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ tha se nuk ka më kuptim që edhe më tutje të vazhdohet me një Qeveri dhe Kuvend të tillë pasi, sipas tij, këto institucione nuk janë të zonjat t’i zgjidhin problemet me të cilat ballafaqohet shteti.

Kurteshi e akuzoi qeverinë Mustafa për izolimin e Kosovës.

Sipas tij, problemi i demarkacionit do të zgjidhej shumë shpejt po të kishte vullnet kjo qeveri.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Kurteshi u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që sa më shpejt t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë, në të kundërtën ai thotë se gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...