Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka refuzuar sërish kërkesën e Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar, Bashmir Xhemaj, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Sipas Xhemajt, shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka kërkuar leje nga MPJ për të hyrë nesër në Kosovë, por sipas tij, MPJ ka marrë këtë vendim për ndalimin e hyrjes së tij, pas informacioneve se Gjuriq së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë pasur në plan që nesër në veri të Kosovës të vizitojnë disa pika të karburantit në territorin e Kosovës, të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet kosovare, raporton Zeri.info.

Xhemaj po ashtu ka thënë se, Marko Gjuriqit i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me leje paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ku ai fillimisht duhet të raportojë për agjendën që do ta ketë deria është në territorin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...