Webfaqja e Komunës Lipjanit jashtë funksionit

PUBLIKUAR

Që nga e premtja web faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit është jashtë funksionit dhe jo i qasshëm për qytetarët.

Ditë më herët LipjaniNews ka raportuar se në këtë webfaqe nuk gjenden as njoftimet të cilat janë bërë gjatë vitit.

Lexo edhe: http://lipjaninews.com/2016/11/asnje-njoftim-ne-ueb-faqen-e-komunes-se-lipjanit/

Në një njoftim në facebook, Komuna e Lipjanit ka thënë se kjo po ndodhë shkak të problemeve në serverin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton LipjaniNews.com

“Nga e premtja, më 9 dhjetor webfaqja zyrtare e Komunës së Lipjanit është jashtë funksionit, për shkak të problemeve në serverin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Shpresojmë që së shpejti të evitohet ky problem, në mënyrë që webfaqja zyrtare të jetë në shërbim të qytetarëve”, ka njoftuar Zyra për marrëdhënie me publikun në Lipjan /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...