Lekaj: Bota të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes dhe të ndërpritet lufta në Aleppo

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se pamjet nga Aleppo tregojnë se atje po bëhet masakër ndaj civilëve, pa i kursyer as fëmijët.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Postimi i plotë:

Pamjet që shfaqen nga Aleppo e Sirisë, tregojnë se atje nuk po bëhet luftë ndaj terrorizmit, por masakra ndaj civilëve, pa kursyer as fëmijët.

Fëmijët do të duhej të ishin argumenti për hirë te të cilëve do të duhej me pas paqe, e jo ata të jenë shënjestër e luftës.

Bota duhet të zgjohet, t’i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet.

Kosova e ka ndjenjën e freskët se çka shkakton lufta, prandaj jemi me popullin e pafajshëm Sirian, kundër vrasjeve të civilëve.(sic)/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...