Ronaldo transferohet në Inter? (Foto)

PUBLIKUAR

Joao Mario, mesfushori portugez, beson se mund ta bind Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Interit

Mesfushori portugez i Interit, Joao Mario ka dhënë një deklaratë të çmendur. Ai beson se mund ta bind Cristiano Ronaldon që ta veshë fanellën e Interit.

Mario dhe ylli i Real Madridit janë shok të mirë, pasi luajnë së bashku në përfaqësuesen e Portugalisë.

“Nëse një ditë Ronaldos i duhet të largohet nga Reali dhe do të mendojë të luajë në Serinë A, mendoj se do të isha në gjendje ta bindja që të vishte fanellën e Interit”, ka deklaruar ai.

“Për Interin do të ishte krenari të firmoste me Ronaldon, por ne e dimë që ai sot është lojtar i Realit të Madridit. Luan dhe po fiton atje prej shumë kohësh dhe është simbol i skuadrës:, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...