Kufiri dhe vizat shtyhen për kohë të pacaktuar

PUBLIKUAR

Kosovarët nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen as vitin e ardhshëm nëse institucionet e Kosovës nuk arrijnë t’i përmbushin kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian për liberalizim vizash.

E me qëndrimet e ngurta të të dy palëve, koalicionit dhe opozitës, rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi shihet se liberalizimi i vizave është proces pa fund. Fajin për këtë zvarritje palët ia hedhin njëri-tjetrit.

Kështu të paktën mendojnë njohës të çështjeve politike dhe deputetë të opozitës. Ndërsa ata të koalicionit fajësojnë opozitën për këtë dështim, ndërsa shprehen optimistë se Marrëveshja për Demarkacionin, e nënshkruar më 26 gusht 2015, do të ratifikohet në Kuvend, shkruan “Zëri”.

Madje, për këtë çështje kryeministri Isa Mustafa ka takuar në fundjavë kryeministri malazez për të gjetur një zgjidhje për kufirin.

Kryeministri Mustafa para disa ditësh ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ratifikimi i marrëveshjes.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...