Ligji që zhvillon Trepçën

PUBLIKUAR

Me Ligjin mbi “Trepçën”, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 8 tetor të këtij viti, mendohet se u hap një epokë e re për rimëkëmbjen e gjigantit të dikurshëm ekonomik të Kosovës.

Pas një periudhe relativisht të qetë të pasluftës, kur pati mjaft donacione dhe ndërtime që punësuan një numër të madh qytetarësh, gjatë viteve të fundit Kosova u ballafaqua me probleme të shtuara sociale si pasojë e zhvillimit të pamjaftueshëm ekonomik dhe ndaljes së ndihmave të huaja.

Ndër sfidat e ndryshme për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe atij shoqëror ishte edhe ndërmarrja “Trepça”, e cila mbahej peng nga politika, por edhe nga mungesa e kapitalit për riaktivizimin e aseteve të saj, shkruan Zëri.

Mirëpo, me Ligjin mbi “Trepçën”, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi më 8 tetor të këtij viti, mendohet se u hap një epokë e re për rimëkëmbjen e gjigantit të dikurshëm ekonomik të Kosovës.

“Trepça” ishte e famshme që në kohën romake, kurse që nga viti 1930 filloi eksploatimi dhe prodhimi industrial në Stan Tërg. Në kulmin e saj, në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar “Trepça” ishte një konglomerat me 40 organizata të profileve të ndryshme të vendosura kryesisht në territorin e Kosovës. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...