Kërcënon Musliu: Kosova po ndahet, mund të veprohet njëjtë edhe me Luginën

PUBLIKUAR

Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës ka thënë se shqiptarët po e lënë Luginën e Preshevës dhe se Kosova duhet të investojë në atë pjesë.

Këto komente Musliu i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit, pas takimit që kanë pasur gjatë ditës zyrtarët nga Lugina e Preshevës me kryeministrin Isa Mustafa.

“Interesimi i Kosovës i inkurajon shqiptarët në Lugine, që ta bëjnë një jetë më ndryshe atje sepse dikush po interesohet për jetën e tyre atje”.

Musliu tha se shumë shqiptarë tashmë e kanë lënë Luginën e Preshevës.

“Një pjesë e madhe e bëjnë për shkak të kushteve ekonomike, por një pjesë e bëjnë për shkak të presionit serb, ngadalë po zbrazet edhe Bujanoci krahas Medvegjës”.

“Me ndihëm e Republikës së Kosovës mendoj se ikjet e shqiptarëve do të ishin më të vogla”.

Më tutje Musliu i tregoi kërkesat që kanë pasur për kryeministrin Mustafa.

“Ne i shprehëm kërkesat tona dhe problemet që janë në Luginën e Preshevës si në fushën e arsimit, të kulturës”.

“Kosova deri më tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë, që ta ngritë ndonjë gazetë, ndonjë shoqëri kulturo-artistike ndonjë trup teatri”.

“Kryeministri e murr si përgjegjësi që në vitin tjetër të investohet në Luginën e Preshevës”.

Musliu më tutje tha se duhet të zhvillohet reciprocitet me Serbinë.

“Kur Serbia investojnë kaq shumë për serbët në Kosovë, pse Qeveria e Kosovës nuk investon për shqiptarët në Luginë”.

“Serbia investon deri në Vrajë, ata nuk investojnë në Luginë”.

“Ideja e tyre është që të shpërngulen shqiptarët, sa më pak të ketë shqiptarë aq më pak do të ketë probleme për ata”.

Musliu në Orën e Fundit e ka komentuar edhe ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore.

“Serbia po luan me Kosovën. Një kohë ishte shpërngulja, mandej zhavorri mbi urë dhe tash muri nuk e di si po e duron kjo tokë murin e ndarjes”.

“Kjo është ndarje midis Serbisë dhe Kosovës, vetë muri po e tregon ndarjen – ndoshta njëjtë mund të ndodhë edhe me Luginën nëse nuk investohet atje”.

Si çështje me rëndësi është përmendur edhe puna e studentëve shqiptarë nga Lugina.

“Biseduam edhe për specializimet që kanë bërë studentët tanë, sepse një pjesë e madhe punojnë por ata paguhen shumë pak pasi diplomat e tyre nuk nostrifikohen”.

“Këtë vit është ul kuota për studentët e Luginës së Preshevës”.

“Kështu nuk ndodh edhe me studentët e vendeve tjera të rajonit, ata nuk kanë kuota madje edhe stimulohen me bursa”. /klankosova

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...