Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri thotë se duhani në Lipjan po pihet në kafene, bare, restorante, objekte komunale, zyra, ambiente pune të ndermarrjeve publike, zyren e kryetarit dhe drejtorëve e zyrtarëve komunal, në qendra mjeksore dhe ambulanca private, në shkolla dhe fakultete bile ma së shumti në WC-të e të gjitha këtyre së bashku.
“Po qëndronim në një lokal kaf-bar-restorant në qender të Lipjanit, po thithnim tym duhani të gjithë së bashku, dikush në cilësinë e duhanpirësit aktiv e dikush tjetër si duahnpirës pasiv. Dikush pinte nga shprehia, tjetri për tu dukur ma burrë, e ata më jo burrnorët pinin duhan nga tymi i miqve të tyre që pa dashje po ju shkaktonin vuajtje. Për ironi apo rastësi shohim në KTV emisionin PULSI, një grup prej katër panelistësh po bisedonin për Shkeljen e Ligjit për Pirjen e duhanit në Kosovë. Emisioni përseritej dhe disa nga ne e kishim parë një natë më heret, unë kërkova vëmendje të shokëve që ta dëgjojnë doktorin se çfarë po thotë për duhanpirësit. Vlerësim i përgjithshëm ishte se ky ligj shkilet masivisht nga të gjithë në Kosovë. Duhani pihet në kafene, bare, restorante, objekte komunale, zyra, ambiente pune të ndermarrjeve publike, zyren e kryetarit dhe drejtorëve e zyrtarëve komunal, në qendra mjeksore dhe ambulanca private, në shkolla dhe fakultete bile ma së shumti në WC-të e të gjitha këtyre së bashku. Shumë vështirë mund të gjejmë se ku nuk pihet duhani dhe për të gjetur së paku një institucion që ka zbatu Ligjin për Duhanin. Vërtetë ka vende ku nuk pihet duhani, e ato vende janë shtëpitë private ose banesat individuale ku zonja e shtëpisë nuk është duhanpirëse zbatohet ky ligj i cili ma mirë të mos ekzistonte fare”, tha Retkoceri.
“Lexuam në portale dhe facebook, lajmin e shpalljes së kampionit kryetar në këte fund vit, kampioni i kategorisë së dytë, kryetarët e komunave. Nuk e denim se vërtetë ekziston një ligë kryetarësh ku shpallën fituesit dhe ndahen shpërblimet për tre vendet e para, ska rëndësi kjo, me rëndësi është që kryetari ynë u shpall kampion. Ne qytetarët e Lipjanit u krenuam kur morëm lajmin se kryetari pas një pune të lodhshme e të rënd, duke mos u ndalur për as një moment së piri duhan në zyren e tij, duke vazhduar së piri edhe në lokalet e shumta që i frekuenton. Befasia e krejt kësaj ngjarje është se si ka mundësi të ruhet kondicioni dhe forma e mirë fizike dhe shëndetsore, pas krejt këtij duhani që pin kryetari së bashku me stafin dhe qytetarët e tij, përseri ta zëjë vendin e parë, të shpallet kampion i ligës së dytë, duke llogaritur se liga e parë është Qeveria e Kosovës. Panelistët në emisionin PULS po demantohen, po del se sa ma shumë me pi duhan është ma mirë, ligjet duhet me i shkel sepse ato për ate edhe bëhen, pa shkels të ligjeve nuk kemi nevojë me i pas ato. Duhani pihet para syve të komunarëve, e pinë ata vet, e shohin shkeljen e ligjit por nuk bëjnë zë. Mjekët thërrasin për çdo ditë se duhani vret, si duhanpirësit aktiv edhe ata pasiv. Duhani vret ata që e pinë, për të cilët nuk ka pergjegjësi askush, por të vrasësh gjithë ata të rinjë që punojnë në këto subjekte juridike, vertetë është dëm i madh dhe duhet të veprohet shpejt. Kryetari i pari i një komune, zyrtarët e lartë komunal, inspektorati dhe policia kanë obligim të zbatojnë ligjin dhe të ruajnë shëndetin e qytetarëve të vet. I urojmë kryetarit vendin e parë në mbledhjen e tatimit në pronë, por nuk duhet harrojmë ti falenderojmë të parët qytetarët që e kanë paguar tatimin dhe kanë krijuar mundësinë që ta rregullojnë infrastrukturën e tyre, kuptohet nëse komuna dhe kryetari do të dij ti orjentoj të hyrat nga ky tatim”, tha më tej Retkoceri.
“Urojmë të filloj të zbatohet Ligji i ndalimit të duahnit në objekte publike, urojmë që kjo të fillohet nga kryetari si shkelësi i parë i ligjit, most ë vazhdoj ta bëjë këte sepse po rrezikon shëndetin e të rinjëve të cilët të pamundësi për ti punësuar ju ka siguruar hapsira të mjafrtueshme defrimi, mbytjeje të monotonisë, relaksimi dhe helmimi”, përfundoi ai.