Lamtumirë Inter, Icardi gjen ekipin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Mauro Icardi është objektivi kryesor i Paris Saint Germain

Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe me shumë mundësi do të realizojë një transferim të bujshëm në rast se Edinson Cavani i jep lamtumirën ekipit parisien

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e ekipit parisien kanë shfaqur interesim për yllin  Interit, Mauro Icardi, përcjell Express.

“Nëse shikojmë rendimentin e Icardit në Itali me Interin është shumë e vështirë të mendosh për një largim të mundshëm që në muajin janar, por nëse konsiderojmë edhe faktin që skuadra po zhvillojnë një sezon jo shumë pozitiv, atëherë kjo mund të ndikojë shumë në këtë çështje”, shkruan ndër të tjera “L’Equipe”,

Në listën e gjatë të Paris Saint Germain figurojnë edhe alternativa të tjera si Carlos Bacca, Ciro Immobile, Iago Aspas, Carlos Tevez, Robin Van Persie dhe Rashford por gjithsesi, argjentinasi i Interit mbetet alternativa më e pëlqyer në shtëpinë e kampionëve të Francës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...