Bajram Gecaj Shukri Bujës: Deklaratat që vijnë nga strukturat e paautorizuara të PDK-së, s’i komentoj

PUBLIKUAR

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka theksuar se nuk i komenton deklaratat e njerëzve sikurse Shukri Buja, i cili ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme.

Gecaj ka thënë për Gazetën Blic se nuk i komenton deklaratat e Bujës, për faktin se sipas tij, ai nuk është i autorizuar të flasë në emër të strukturave të Partisë Demokratke të Kosovës.

“Nuk kam nevojë të komentoj fare, nuk vjen nga përfaqesuesit e autorizuar të struktuarave të PDK-së”, ka thënë Bajram Gecaj, për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, analistët politik konsiderojnë se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja.

Krenar Shala ka thënë për Gazetën Blic se kjo qeveri më nuk ka besim, dhe se zgjedhjet janë opsioni i vetëm.

“Mendoj që qytetarët e Kosovës duhet ta kenë mundësinë që të rilegjitimijne institucionet e saj, sepse Qeveria e tanishme e ka besueshmerinë shumë të ulët”, tha Kreanar Shala në një prononcim për Gazetën Blic.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së dje u ka thënë mediave se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk po e qeverisë vendin ashtu si duhet dhe se zgjidhja e vetme janë që partitë edhe njëherë të kërkojnë besimin tek sovrani.

Pos Bujës, edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli para disa javësh kishte kërkuar zgjedhje të reja. Por, shkuarja e kësaj partie në balotazh në komunën e Drenasit, bastion ky deri tash i PDK-së, sipas analistëve politik, do ta zmbraps PDK-në nga kërkesa për zgjedhje të reja./ Gazeta Blic

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...