Kushtetuesja, vendim për ruajtjen e pagave të zyrtarëve të saj

PUBLIKUAR

Gjykata Kushtetuese me anë të një aktgjykimi të nxjerrë me kërkesën e Avokatit të Popullit ka përjashtuar veten dhe disa institucione të tjera nga klasifikimi dhe Katalogu i Vendeve të Punës në shërbimin civil. Madje, në aktgjykim është përfshirë edhe BQK-ja, ndonëse ky institucion nuk ka asnjë shërbyes civil, shkruan sot, gazeta Zëri.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë një aktgjykim me numër K0 73/16, sipas kërkesës së Zyrës së Avokatit të Popullit. Me këtë aktgjykim është dhënë një vlerësim i kushtetutshmërisë së qarkores administrative nr. 01/2016, të nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike në janar të këtij viti. Trupi gjykues ka kontestuar kushtetutshmërinë e qarkores administrative nr. 01/ 2016, që ishte nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, më 21 janarit 2016.

Kjo qarkore, siç thuhet edhe në aktgjykimin e Kushtetueses, ishte nxjerrë për të zbatuar Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës dhe Katalogun e Vendeve të Punës në shërbimin civil e që ishte miratuar nga Qeveria.

Qarkorja administrative është shpallur e pavlefshme nga Kushtetuesja dhe nga klasifikimi i vendeve të punës do të përjashtohen – vetë institucioni që ka nxjerrë vendimin, pastaj Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Banka Qendrore e Kosovës. Kështu këto institucione ndonëse do të marrin pagat me rritje prej 25 për qind sipas një vendimi të MAP-it për Shërbyesit Civilë tashmë nuk do t’i nënshtrohen klasifikimit të vendeve të punës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...