Gabriel Jesus është lojtari më i mirë i vitit në Brazil
Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus ka fituar çmimin Golden Ball, i cili i jepet lojtarit më të mirë të vitit në Brazil.
Jesus e ka fituar këtë çmim për shkak të golave të tij në Lojërat Olimpike, ku Brazil e fitoi medaljen e Artë, si dhe për golat e tij në kualifikime për Kupën e Botës.
Ai kështu ka lënë mbrapa emrat e mëdhenj si Neymar, Coutinho, Fernandinho, Marcelo apo Dani Alves.


