Këta janë dy kosovarët e arrestuar në Bruksel (FOTO)

PUBLIKUAR

Kastriot Matoshi dhe gruaja e tij,  janë dy prej tre kosovarëve të arrestuar dje nga autoritetet e Belgjikës, nën dyshimin se kanë qenë pjesë aktive të

një grupi terrorist që rekrutonte dhe financonte xhihadist për të luftuar për grupimin terrorist ISIS.

Deri sa mediet belge kanë raportuar se në aksionin e së mërkures janë arrestuar tetë kosovarë, burime të “IndeksOnline” bëjnë të ditur se deri tani autoritetet kosovare janë në njohuri se vetëm tre prej  të arrestuarve janë  kosovarë.

“IndeksOnline” mëson se Kastriot Matoshi, nga  fshatin Velekincë të Gjilanit,  i cili dje ra në prangat e autoriteteve belge, është vëllai i Patriot Matoshit, i vrarë në gusht të  vitit 2014 përkrahë grupit terrorist ISIS.

Patriot Matoshi ishte njeri më i afërt i liderit të dikurshëm të  luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak,  Lavdrim Muhaxherit.

Përvec këtij të fundit, Matoshi kishte lidhjet më ish-imamin e xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekirja Qazimi, të cilit Gjykata e Apelit para dy javësh ia ka vërtetuar dënimin prej 10 vjet burgim për rekrutim në terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes.

Patriot Matoshi ishte vetëm 19 vjeçar kur u qëllua nga një snajper pasi kishte muaj të tër që ishte pjesë e grupit terrorist ISIS.

Image

Lavdrim Muhaxheri dhe Patriot Matoshi

 

Image

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...