​Henry tregon sulmuesin më të mirë në Premierligë

PUBLIKUAR

Thierry Henry ka thënë se Diego Costa është sulmuesi më i mirë në Premierligë

Ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka lavdëruar sulmuesin e Chelseat, Diego Costa, i cili po kalon momente të jashtëzakonshme këtë edicion, e për të cilin tha se është më i miri në Premierligë.

Costa në shumë ndeshje këtë edicion ka qenë vendimtar për Chelsean, ashtu sikurse edhe në ndeshjen e fundit kundër WBA, ku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

“Kur ju keni një lojtar si Diego Costa, atëherë gjithçka mund të ndodh. Për mua, ai momentalisht është lojtari më i mirë në ligë”, tha Henry për Sky Sports News.

Costa pas 15 xhirosh në Premierligë i prin listës së golashënuesve me 12 gola. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...