Mustafa e Markovic folën edhe për demarkacionin, dy Qeveritë pritet të dalin me deklarata

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markovic janë takuar sot në një restauruan në Shkodër. Burime të Express kanë treguar se të Shefat e Qeverive kanë folur për temat që kanë të bëjnë me dy Shtetet. E, edhe për demarkacionin. Për këtë takim, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi kanë paralajmëruar se do të lëshojnë komunikata për media.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa e ka takuar sot në Shkodër Kryeministrin e ri malazez, Dushko Makovic. Takimi ka ndodhur në një prej restoranteve të qytetit kufitar të Shqipërisë.

Burime të Express kanë treguar se në takimin e dy Kryeministrave janë diskutuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me dy Shtetet përfshirë edhe demarkacionin.

Ndërkohë, zyrtarë të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa kanë paralajmëruar se do të dalin me një komunikatë për takimin e sotëm.

Takimi ndërmjet dy Kryeministrave është xhiruar nga mediat e Shqipërisë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...