​Katastrofë për Chelsean, rrezikon t’i hiqen pikë nga FA (Foto)

PUBLIKUAR

FA mund t’i heqë disa pikë skuadrës së Chelseat për shkak të dhunës së përsëritur të futbollistëve

Skuadra e Antonio Contes, Chelsea është përfshirë në përleshje javën e kaluar me futbollistët e Manchester Unitedit, pas një ndërhyrje brutale të Sergio Agueros në Davide Luiz.

Për shkak të kësaj përleshje, Aguero dhe Fernandinho u përjashtuan me të kuq dhe u dënuan me katër përkatësisht tre ndeshje mos lojë.

Por, ky incident mund të jetë edhe më i rëndë për Chelsean, të cilëve mu t’u hiqen disa pikë nga Federata Angleze, për shkak të dhunës së përsëritur.

Chelsea ishte në limite edhe vitin e kaluar në ndeshjen kundër Tottenhamit, ku 9 futbollistë u ndëshkuan.

Nëse FA vendos që të dënojë Chelsean, atëherë kjo do të jetë hera e parë në 26 vitet e fundit që ndodhë diçka e tillë, pasi më herët ishin dënuar me heqje pikësh Manchester United dhe Arsenal për shkak të përleshjeve ndërmjet futbollistëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...