Dje në Prishtinë është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që kishte vënë në qarkullim shtatë kartëmonedha të falsifikuara me nga 100 euro.
“Prishtine 09.12.2016-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ne një lokal ka përdorur shtate kartëmonedha prej 100 euro qe dyshohet te jene te falsifikuara. Gjate kontrollit tek i njëjti janë gjetur edhe dy kartëmonedha prej 100 euro po ashtu qe dyshohet te jene të falsifikuara. Monedhat e dyshuara 9×100 euro janë konfiskuar ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


