Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në para-kualifikimet për Kampionatin Botëror në basketboll
Në shortin që është hedhur, sot gjatë ditës në Pragë, përfaqësuesja kosovare është renditur në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.
Ekipet do të zhvillojnë ndeshje sipas sistemit vajtje – ardhje në muajin gusht të vitit të ardhshëm dhe dy ekipet më të mira të grupit do të marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës 2019, shkruan Express.
Në kualifikime për Kupën e Botës marrin pjesë 32 kombëtare nga Evropa, kurse në Kupë të Botës marrin pjesë 12 ekipe nga kontinenti ynë.
Kombëtarja A e Kosovës sivjet ka garuar për herë të parë në garat e FIBA-s duke marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasketin e vitit të ardhshëm. /Express/



