Bologna ka shfaqur interesim për sulmuesin e Atletico Madridit, Alessio Cerci
Alessio Cerci pritet të rikthehet në Serie A gjatë janarit pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone
Sipas mediave spanjolle interesim për ta transferuar ish anëtarin e Fiorentinës dhe Torinos ka shfaqur skuadra e Bolognas, përcjell Express.
Thuhet se Simeone është i gatshëm ta liroj ish reprezentuesin e Italisë, i cili ka dështuar t’i tregoj vlerat te Atletico, ku ishte transferuar në vitin 2014 nga Torino.
Cerci ishte i huazuar në Milan dhe më pas në Genoa pasi nuk kishte bindur aspak Simeonen me paraqitjet e treguara. /Express/


