Ja çfarë thotë Zidane për Ronaldon që akuzohet për evazion fiskal (Foto)

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldos

Ylli i “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo, është duke u akuzuar për evazion fiskal. Por, gjatë ditës së sotme, Gestifute, kompania që përfaqëson Cristiano, ka publikuar dokumentin me të cilin dëshmon se portugezi i ka paguar taksat, shkruan Gazeta Express.

Tani në ndihmë i ka dal edhe trajneri i tij, Zinedine Zidane, i cili madje e ka lënë për të pushuar lojtarin, që nuk do të luajë të shtunën mbrëma kundër Deportivos.

“’Para se të jenë lojtarë ata janë njerëz, lojtarët e mi janë tejet të mençur”, tha fillimisht Zizu.

“’Unë mendoj që ata e dinë se çfarë kanë bërë, ku i kanë shpenzuar parat e tyre dhe investuar. Lojtarët e mi janë njerëz të mirë, andaj ka spekulime”, shtoi trajneri francez.

Real Madrid e Deportivo do të përballen të shtunën në “Santiago Bernabeu” duke filluar nga ora 20:45. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...