Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të hënën do të shpalosë projektet e Komunës së Lipjanit të realizuara gjatë viteve 2015 – 16, me theks në projektet e realizuara nga të ardhurat e mbledhura nga tatimi në pronë, transmeton LipjaniNews.com.
Në një njoftim për medie është bërë e ditur se Rahmeti të hënën do të mbajë një konferencë për media ku lansohet edhe kampanja për tatim në pronë “Kryetari kampion”.
“Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, do të mbajë konferencë për media të hënën më 12 dhjetor, ku do të shpalosë projektet e Komunës së Lipjanit të realizuara gjatë viteve 2015 – 16, me theks në projektet e realizuara nga të ardhurat e mbledhura nga tatimi në pronë. Në këtë konferencë do të lansohet edhe kampanja për tatim në pronë “Kryetari kampion”, përmes të cilës kampanjë do të inkurajohen qytetarët që të vazhdojnë të paguajnë tatimin në pronë dhe do të informohen në detaje për përfitimet që ata kanë nga pagesa e kësaj takse. Konferenca do të organizohet në Komunën e Lipjanit me fillim në ora 12:00. Ftohen mediat që të jenë në komunë së paku 15 minuta më herët.”, thuhet në njoftim./LipjaniNews.com/