Mourinho i pakënaqur me Rooneyn

PUBLIKUAR

Jose Mourinho pret më shumë gola nga Wayne Rooney

Kapiteni i “Djajve të Kuq”, Wayne Rooney, nuk po kalon një sezon të mirë nën urdhëratë e Jose Mourinhos. Rooney nuk ka qenë titullar në shumë ndeshje këtë edicion, teksa gjendet shumë larg formës së dikurshme sa i përket finalizimeve, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur me formën e kapiteni dhe pret më shumë gola nga ai.

“Si një lojtar sulmues që është Rooney, duhet të shënojë më shumë gola. Ai ka shënuar një gol në ligë – normal se duam më shumë. Por, jo vetëm nga ai – duam më shumë gola nga gjithë skuadra”, tha fillimisht Mourinho.

“Në skuadrën time ai do të luajë si sulmues apo prapa sulmuesit. Mund të luajë edhe sulmues anësor, nuk më intereson çfarë bëjnë në Kombëtaren angleze. Atje mund të luajnë me të si të duan, por në skuadrën time ai është sulmues e jo mesfushor”, shtoi Mourinho.

Rooney, i cili ishte i padiskutueshëm në formacionin e “Djajve të Kuq”, po has në vështirësi me Mourinhon. Ai në 12 ndeshje në Premierligë ka shënuar vetëm një gol, teksa regjistron 3 gola në 20 paraqitje deri më tani në të gjitha garat. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...