Që prej mundjes së Hillary Clinton, progresistët në Shtetet e Bashkuara kanë debatuar rrugët dhe mënyrat sesi mund të ndalohet Donald Trump nga marrja e detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Përpjekjet për rinumërim e deri tek thirrjet drejtuar delegatëve që të votojnë Hillary Clinton dhe të rrëzojnë Donald Trump në Kolegjin Elektoral, janë dy nga skenarët e (pa)mundur për të ndalur miliarderin njujorkez.
E mes këtyre zërave është edhe regjisori i famshëm dhe kontravers, Michael Moore.
Moore, fitues i disa çmimeve me dokumentarët e tij dhe autor i një serie të tillësh për sulmet e 11 Shtatorit, ishte ndër zërat e parë që parashikoi fitoren e Donald Trump, madje ishte ndër të vetmit që e parashikoi këtë fitore në disa shtete tradicionalisht demokrate.
Por tani Moore bën një tjetër parashikim; Donald Trump thotë ai nuk do të arrijë kurrë në Shtëpinë e Bardhë./telegrafi.com


