Besoni ose jo, Luis Suarez e ka bindur Lionel Messin që të vazhdoj kontratën me Barcelonën
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Mundo Deportivo, Luis Suarez është vendimtar për vazhdimin e kontratës së Lionel Messit me Barcelonën.
Ekipi katalunas dhe argjentinasi gjatë javës së ardhshme pritet ti nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022, përcjell Express.
Vazhdimi i kontratës së Luis Suarezit deri në vitin 2020 ka ndikuar te Messi, i cili gjithashtu para Krishtlindjeve pritet të vazhdoj bashkëpunimin me Kampionin e Spanjës.
Suarez dhe Messi janë shokë shumë të mirë. Dyshja gjithmonë jashtë bashkë, në fushë, stërvitje dhe në jetën private.
Madje, gratë e të dy lojtarëve tashmë janë shoqe shumë të mira, dhe kjo ka ndikuar që argjentinasi të mbetet në Camp Nou, shkruan Mundo Depotivo
Sipas kësaj të fundit, Luis Suarez e ka ndihmuar shumë Messin gjatë verës i cili kaloi periudha të vështira në jetë pas dështimit në Kupën e Amerikës dhe dënimit me 21 muaj burk me kusht për shkak të evazionit fiskal. /Express/



