Gestifute, kompania që përfaqëson Cristiano Ronaldon, ka publikuar dokumentin me të cilin dëshmon se portugezi i ka paguar taksat
Cristiano Ronaldon vazhdon të jetë në çandër të vëmendjes. Por, jo për paraqitjet te Real Madridi. Ai po akuzohet për evazion fiskal në Spanjë.
Por, Gestifute, kompania që përfaqëson Ronaldon, ka publikuar dokumentin me të cilin dëshmon se portugezi i ka paguar taksat, përcjell Express.
Gestifute nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se portugezi ka deklaruar pasurinë për vitin 2016 me një total prej 203million euro të deklaruara.
“Ky dokument vërteton se Administrata Tatimore ka njohuri për të gjithë pasuritë dhe të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Lojtari nuk do të bëjë deklarata të mëtejshme mbi këtë temë”, thuhet në njoftimin e Gestifute./Express/



