Pogba: E duam këtë trofe

PUBLIKUAR

Paul Pogba ka thënë se Manchester United dëshiron Europa Leaguen

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka bërë të ditur se synimi i “Djajve të Kuq” është që të triumfojnë në Europa League, trofe ky që do t’ia mundësonte kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve, pavarësisht pozicionimit në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

“Synimi i parë ishte që të kalonim grupin. Tani e kemi bërë këtë dhe duhet të mendojmë për kundërshtarët që mund t’i hasim në raundin tjetër”, tha Pogba.

“Ne e dimë çfarë duam, duam Europa Leaguen.  Do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...