Kelmendi: Matja e territorit duhet të ndodhë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, që si deputet i Kuvendit të Kosovës ishte shprehur kundër variantit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar me një shkrim duke i dal në mbështetje idesë së kryeministrit Isa Mustafa për matjen e territorit të vendit. Kelmendi vlerëson se me një projekt të tillë matjeje, procesi do të merrte kah tjetër, konfliktet do të uleshin, e vërteta do të merrej vesh për të gjithë, ndërsa Kosovës do t’i hapeshin rrugët drejt proceseve të tjera.

Reagimin e tij të plotë, mund ta lexoni më poshtë.

“Të realizohet matja e territorit të Republikës së Kosovës

Kosova dhe sipërfaqja e saj – sfidë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi – Liberalizimi i vizave.

Sipas të dhënave të dokumentuara nga viti 1974, Kosova ka një sipërfaqe prej 10.882.30 km2 dhe në hartën gjeografike ka edhe vijat e kufizimit me shtetet e rajonit (sot edhe me shtetet dhe Republikat në të kaluarën).

Qartë janë të definuara vijat ndarëse apo kufijtë administrativ të saj.

Me përfundimin e luftës, forcat ndërkombëtare kanë marrë nën kontroll kufijtë e Kosovës, të definuara sipas Kushtetutës së vitit 1974 si dhe të ndryshimeve tjera që kanë ndodhur deri në periudhën qershor 1999.

Këto vija kufitare dhe sipërfaqja e Kosovës janë të paraqitura me këtë territor (10.882.30 km2) andaj si të tilla gjenden edhe në harta.

Nëse sipërfaqja e matur e Republikës së Kosovës nuk është në përputhje me sipërfaqen e shënuar në dokumentet zyrtare, atëherë hapet kapitulli i kërkesës për përmbylljen e sipërfaqes së munguar.

Kush po i frikësohet matjes së sipërfaqes dhe pse duhet të frikësohemi!?

Si t’i besojmë humbjes së sipërfaqes nëse nuk e kemi matur, apo nëse edhe dikush thotë se Kosova nuk i ka qartë të përcaktuar kufijtë, dhe për këtë gjë nuk mund të matet territori.

Pra, si e kanë llogaritur sipërfaqen e kontestuar?

Nga kjo rrjedhë fakti se çdo pengim apo mos-marrje pjesë në këtë projekt-matje të sipërfaqes, është tentim politik për degradimin e strukturave qeveritare dhe strukturave profesionale. Mund të duket edhe si ballafaqim i atyre kundërshtarëve, me kauzën e humbjes së të vërtetës kufitare.

Pse duhet kjo kauzë të qëndrojë në skenë duke dëmtuar seriozisht lirinë e lëvizjes së qytetarëve të shumtë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve të biznesit dhe njerëzve të shkencës së kulturës?

Pse duhet te kemi konspiracion politik në emër të kauzës së sipërfaqes së territorit të Kosovës? Pse të frikësohemi, se ekspertët tonë nuk kanë njohuri për matje sipërfaqesh – apo kjo edhe shihet si përballje me pengesën reale të politikës penguese, në emër të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Andaj edhe pse unë (Ramiz Kelmendi), kam mbajtur qëndrim të kundërt në Kuvend, kjo ide për vet-matje të sipërfaqes është ide e përmbylljes së tentimit të krijimit të konfliktuoziteteve me shtetin fqinj. Kjo ide mundëson që çështjet e brendshme (nëse është sipërfaqja e Republikës së Kosovës tërësisht e njëjtë me dokumentet në fuqi dhe nëse sipërfaqja është e mangët nga dokumentet zyrtare), vetvetiu të derivojnë rezultatin e duhur dhe të hapet edhe kapitulli i kërkesës për t’u përmbushur sipërfaqja e humbur”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...