Gjykata greke e ka refuzuar sot kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e dy ushtarëve të mbetur nga tetë që ikën nga Turqia në Greqi pas puçit të dështuar ushtarak në korrik, njofton avokati i tyre.
Vendimi i sotëm është i treti në këtë çështje, pas vendimeve të ditëve të më parshme, ku në një rast Greqia pranoi që tre ushtarë të ekstradohen në Turqi, ndërsa pesë të tjerë jo, transmeton Express.
Vendimi i sotëm vjen vetëm dy ditë pasi një palën gjykatësit vendosen ndryshe, duke e aprovuar ekstradimin e tre ushtarëve.
Tetë ushtarët turq kishin ikur me helikopter nga Turqia në Greqi një natë pas puçit të dështuar të 15 korrikut./Express/


