Kocijançiq: BE të shoh nëse muri në urën e Ibrit është sipas marrëveshjes

PUBLIKUAR

Pas raportimeve të fundit se në urën mbi lumin Ibër po ndërtohet një muri, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian (BE).

Zëdhënësja e Federica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Maja Kocijançiq ka thënë për lajmi.net se janë duke i shqyrtuar raportet lidhur me këtë muri.

“Marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga renovimi i vetë urës. Ky renovim bëhet me fondet e BE-së. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”, ka thënë Kocijançiq për lajmi.net.

Sipas saj, BE-ja është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet.

SHIKO MË SHUMË

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...