Lampard rikthehet në kombëtare si asistent i Southgate

PUBLIKUAR

Frank Lampard pritet të rikthehet në përfaqësuesen e Anglisë.

Mesfushori anglez pas largimit prej ekipit amerikan New York City, pritet të angazhohet në kombëtaren angleze.

Por,  sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, ish-mesfushori i Chelseat te “Tre Luanët” do të rikthehet si asistent i trajnerit Gareth Southgate, transmeton Telegrafi.

Ndryshe asistenti i Southgate, Sammy Lee edhe zyrtarisht është larguar nga Anglia.

Lampard ishte pensionuar prej përfaqësueses së Anglisë në vitin 2014 pas Kupës së Botës ndërsa ka shënuar 26 gola në 106 paraqitje me fanellën angleze. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...