Rakiq, Tahirit: Muri nuk rrënohet!

PUBLIKUAR

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se muri që është duke u ndërtuar në veri te ura do të rrënohet.

Rakiq i ka dërguar porosi Editës se muri, të cilin ai e quan “mbrojtës”, nuk do të rrënohet dhe se ajo nuk do të pyetet kurrë se çka do të ndërtohet në veri, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“‘Mbrojtësja’ nuk do të rrënohet. Edita Tahiri nuk do të vendosë çka të ndërtohet në veri. Muri për të cilin flet Edita Tahiri nuk do të rrënohet sepse bëhet fjalë për një ‘mbrojtëse’ dhe një pjesë të projektit, të cilin përfaqësuesit e Beogradit, të Prishtinës dhe të BE-së e kanë pasur parasysh. Se çka do të ndërtohet në veri do të vendosë qeverisja lokale dhe vetë qytetarët e jo ministrja për Dialog nga Prishtina”, ka porositur Rakiq.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...