Drenori zbulon planin e tij për koalicionin në Drenas

PUBLIKUAR

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, që në raundin e parë të votimeve doli i treti, ka thënë se dy kandidatëve në balotazh u ka bërë ofertë për bashkëpunim, në mënyrë që plani i tij për zhvillimin e qytetit të vihet në veprim.

Ai ka theksuar nga ana tjetër se nuk do të jetë pjesë e qeverisjes, pasi mendon që në këtë mënyrë planin i tij do të implementohej më mirë, njofton Klan Kosova.

“Pas një procesi të organizuar dhe të menaxhuar mirë në Drenas, sot i kemi dhënë ngjyra demokracisë me një veprim që nuk ka qenë praktikë e mëhershme. Ne si të tretët u kemi bërë ofertë kandidatëve që janë në balotazh. Nëse njëri nga kandidatët i pranojnë disa nga pikat e programit tonë. Por ne nuk do të jemi pjesë e qeverisjes lokale, sepse ne u kemi kërkuar votuesve që të votojnë planin tonë, duke synuar që vet ta implemetojmë”.

“Pres që njëri nga kandidatët të nënshkruajë këtë marrëveshje, ndërsa unë do të kujdesem që ta respektoj vullnetin e qytetarëve të Drenasit. Nuk besoj që kandidatët do të nënshkruajnë marrëveshjen, e të mos e zbatojnë pastaj”. /klankosova.tv/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...