Edita tahiri: Muri do të rrënohet, nga BE ose nga ne!

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se muri në anën veriore të Mitrovicës, i nisur të ndërtohet nga serbët, duhet të rrënohet, sepse nuk është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Ajo për Klan Kosovën madje ka theksuar se nëse Bashkimi Evropian nuk ndërmerr masa për kryerjen e kësaj pune, do të jenë institucionet e vendit që do ta bëjnë këtë gjë.

“Ky është një zhvillim ilegal, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Tani në terren është një ekip atje, që është duke përcjell këtë zhvillim. Janë dërguar inspektorët e Ministrisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa vazhdoj të jem në kontakt me Brukselin dhe shefen e misionit në Kosovë, Nataliya Apostolova”, ka thënë ajo. “Bashkimi Evropian është garantues i marrëveshjes dhe i zbatimit të saj. Po presim informata zyrtare nga ta. Por nëse BE nuk merr masa adekuate për rrënimin e saj, do ta bëjmë ne këtë gjë”

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...