Evertoni pas dyshes së Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Everton po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave britanike skuadra që drejtohet prej trajnerit holandez Ronald Koeman po kërkon dyshen e mesfushës së Manchester United.

Bëhet fjalë për Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin, të cilët nuk po kanë minuta të mjaftueshme nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, transmeton Telegrafi.

Madje, drejtuesit e skuadrës nga Godison Park tashmë ka ndarë një buxhet prej 60 milionë funtesh për përforcimet e radhës.

Ndryshe, Everton gjendet në pozitën tetë të Ligës Premier me 20 pikë ndërsa gjatë fundjavës do të luajë si mysafirë me Watfordin.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...