Lamtumirtë Inter

PUBLIKUAR

Gabriel Barbosa nuk është i lumtur në Inter. Ai mund të bëhet me skuadër të re gjatë janarit

Gabriel Barbosa, Gabigol, u transferua në Inter nga Santos, gjatë verës, me një bujë të madhe. Por, braziliani deri më tani ka luajtur vetëm disa minuta për Nerazzurrët.

Wagner Ribeiro, menaxheri i brazilianit, ka bërë të ditur se Gabigol nuk është i lumtur në Inter. Ai ka paralajmëruar se sulmuesi brazilian mund të largohet nga San Siro gjatë janarit, përcjell Express.

“Gabriel nuk është i lumtur në këtë moment, kjo nuk ka të bëjë me shokët, problemi është se ai nuk ka kurrë një shans për të luajtur. Në janar ne duam që situata të zgjidhet”, ka deklaruar Ribeiro për Radio Bandeirantes

Ribeiro ka bërë të ditur se Gabigol mund të huazohet te ndonjë klub tjetër italian, derisa ka përjashtuar mundësin e rikthimit në Brazil.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...