Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.
Nënkampioni i kësaj lige ka pasur një paraqitje fantastike duke triumfuar me 36 pikë epërsi.
Golden State Warriors ka shënuar fitore të thellë kundër Indiana Pacers me rezultat 142-106, transmeton Telegrafi.
‘Luftëtarët’ triumfuan në saje të Klay Thompsonit, i cili arriti të shënoi 60 pikë ndërsa u ndihmua edhe prej Kevin Durant që realizoi 20 pikë. Stephen Curry shënoi vetëm dhjetë pikë.
Në radhët e Indianas më i miri ishte Paul Georgre, i cili shënoi 21 pikë.


