Mustafa deklarohet për zgjedhjet në Drenas

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se e arritura kryesore në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit është procesi i rregullt zgjedhor.

Sipas tij, rezultatet shprehin vullnetin aktual të qytetarëve.

“Uroj të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët për sjellje dinjitoze; KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasin u zhvilluan dje nuk kishte fitues që në rundin e parë, andaj duhet të ketë një rund të dytë.

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, është Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA, të cilët do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Ndërkaq kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kishte mundur të merrte vetëm rreth 5 për qind të votave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...