Deda: Zgjedhjet në Drenas, fundi i politikës klienteliste

PUBLIKUAR

Deputeti Ilir Deda po konsideron se rezultati i rundit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, tregon se ka ardhur fundi i bastioneve politike në Kosovë.

Ai ka shfaqur mbështetje edhe për kandidatin e “Nismës”, Isa Xhemajlaj, që garon në balotazh me Ramiz Lladrovcin e PDK-së, duke folur se sa i rëndësishëm është ndryshimi në këtë komunë, në votimet e janarit 2017.

“Zgjedhjet në Drenas janë fillimi i fundit të monopoleve e bastioneve politike në Kosovë. Vetëdijësimi në rritje i qytetarëve e zhbën politikën klienteliste. Demokratizimi që filloi në Drenicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të rezultojë me ndryshim e kryetar të ri në janar 2017. Urime Isa Xhemajlajt dhe Xhavit Drenorit në suksesin e arritur”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Ndryshe, ish-deputeti i LVV-së, Ilir Deda, së fundi, bashkë me kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila janë duke formuar një grupin të ri politik, pasi edhe kjo e fundit është larguar nga AKR-ja. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...