Hoxhaj takon ambasadorin austriak, plane konkrete të bashkëpunimit në vitin 2017

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

“ Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Austrisë, me fokus të veçantë në planin e veprimit 2017 ku janë përcaktuar aktivitete konkrete të përbashkëta”, thuhet në njoftimin për media.

Fokusi i këtij plani është intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik, përkrahja e Austrisë për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike dhe njohje të reja, si dhe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Austrisë dhe Kosovës do t’i thellojmë edhe më tutje me plane konkrete të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro Atlantike dhe njohje të reja. Sot kemi ndarë planin konkret të bashkëpunimit në shumë fusha për vitin 2017 ”, ka deklaruar Hoxhaj pas takimit.

Në kontekst të anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, planet e Kosovës në një të ardhme jo të largët janë Këshilli i Evropës, UNESCO dhe Interpol, ku roli i Austrisë është i pazëvendësueshëm.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...