Veseli heshtë, Krasniqi uron

PUBLIKUAR

Drenasi, një vend që konsiderohej si bastion i Partisë Demokratike dhe si komunë ku PDK-ja medoemos do fitonte zgjedhjet lokale, ka quar në balotazh dy kandidatë për Kryetar Komune.

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i NISMA’s për Kosovën, janë dy kandidatët që do të jenë sërish në garë përballë njëri tjetrit pas disa ditësh.

Kadri Veseli, i cili deri më tash ishte i sigurt në fitore nuk ka thënë as një fjalë pas rezultateve të zgjedhjeve, por më parë ishte deklaruar me shumë besim se PDK-ja sërish do udhëheqë me këtë komunë.

Përkundër Veselit që s’ka thënë gjë, Jakup Krasniqi, dikur kryetar i kuvendit tani kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, ka shkruar në profilin e tij në Faacebook, duke i uruar qytetarët e Drenasit për vendimin që kanë marrë, për të ndryshuar kahjen e politikës.

Qytetarë të Drenasit, ju dje treguat fuqishëm se vdekja politike, askujt nuk i vije nga kundërshtarët politik! Vdekja politike e secilit vije nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithsecilit njeri! Qytetarêt e Drenasit dje përsëri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik! Vullneti politik i drenicasve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje. Urime qytetarë të Drenasit! Vullneti Juaj do të triumfoj! Ne i bindemi vullnetit tuaj! Ne nuk duam dhunshëm ta rrëmbejmë besimin tuaj! Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...