Navas mund t’i bashkohet Fenerbahces

PUBLIKUAR

Mesfushori spanjoll, Jesus Navas pritet të largohet nga Manchester City.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk, ku Fenerbahce ka shprehur dëshirë për transferimin e tij.

31-vjeçari në qershor të vitit 2017 do të mbetet si lojtarë i lirë dhe në janar mund të largohet për dy milionë euro.

Gjithsesi skuadra turke i ka ofruar atij një kontratë dy vjeçare me tre milionë euro pagë vjetore.

Mbetet të shihet nëse spanjolli do të pranoj të transferohet në Stamboll në afatin kalimtar të janarit apo do të largohet si futbollist i lirë në fund të stinorit.

Vlen të ceket se Navas është duke u kërkuar edhe nga dy ekipet kineze, Shanghai Shenua dhe Bejing Gouan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...