Krasniqi: Në balotazh do t’i marrim votat e Drenorit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se Ramiz Lladrovci do të marrë votat e kandidatit të pavarur Xhavit Drenorit, në balotazhin në Drenas.
Krasniqi ka kalkuluar se nga 12 për qind e votave sa ka marr Drenori, nëse shkohet në balotazh, 90 për qind të këtyre votave do t’i marr kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, shkruan Express.

“Nuk mund të them 100 për qind e votave të Drenorit do të kthehen por 90 për qind e tyre do të kthehen.Nëse do të ndodhë balotazhi do të ketë rimobilizimin dhe rikonfirmim të fuqishëm të fitores mbi 65 për qind sepse do të ketë arsye shtesë që të merremi me këtë çështje”, tha Krasniqi.

Nënkryetari i PDK’së, Krasniq tha se Lladrovci ka marrë më shumë vota se tre kandidatë por ato “mund të mos e kalojnë 50 për qindëshin. Trendi është i tillë”, tha Krasniqi./Express

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...