Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke treguar drejtpërdrejt në ueb-sajtin e tij zyrtar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, ku sot u votua për kryetar të Komunës.
Sipas KQZ, Partia Demokratike e Kosovës aktualisht prin me 1457 vota.
E dyta është Nisma për Kosovën me 502 vota.
Xhavit Drenori, kandidat i pavarur, është i treti me 169 vota. /Express/



