Policia: Në Drenas pati blerje votash

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka treguar se gjatë zgjedhjeve në Drenas, shtatë persona janë shoqëruar në stacione policore.

Prej tyre 5 si të dyshuar, ndërsa 2 në cilësinë e dëshmitarëve, njofton policia përmes një komunikate.

Që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar.

Megjithëse kemi pasur raportime nga me të ndryshmet, me urdhër të prokurorisë të shtetit janë hapur tri raste: Kanosje; Dhënia ose marrje e ryshfetit lidhur me votim si dhe Prishje e rendit dhe qetësisë publike.

“Me rastet po merren njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorinë, ndërkohë që Policia e Kosovës po vazhdon zbatimin e planit operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...