Ekipi i Telegrafit dhe RTV Dukagjini sot gjatë gjithë ditës do të jenë në Komunën e Drenasit për të përcjell procesin e votimit në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.
Këtu do t’i keni të gjitha informatat minutë pas minute në kohë reale për zgjedhjet në Drenas, deri në mbylljen e vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve jo zyrtare nga shtabet zgjedhore të kandidatëve për kryetar të Komunës.


