Policia: Sqarim lidhur me një video-publikimi

PUBLIKUAR

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron opinionin lidhur me një video- publikimin në portalin  Indeksonline ku shihen më shumë policë në Depon Komunale të KKZ-së në shkollën  ,,Rasim Kiqina”.

Lidhur me këtë rast  ju njoftojmë se numri i zyrtarëve policorë ka qenë më i madh për shkak se nga ora 09:00 policia ka pasur takim me zyrtarë të KKZ-se te Depoja Komunal në shollën ,,Rasim Kiqina”, për të  filluar me shpërndarjen e Materialit Senzitiv për njësitë mobile në teren, njofoti Policia

Sipas Planit janë pesë Qendra Mobile, ku dy do të jene në lëvizje për personat me nevoja të veçanta dhe tri Qendra Mobile për votuesit nëpër  Institucione Korrektuese, me këto qendra mobile janë te angazhuar 10 zyrtarë policorë dhe për këtë arsye është dukur ky numër më i madh i zyrtareve policorë në atë qendër.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Drenas, ku deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident në aspektin e sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...