KDI zgjedhjet në Drenas po shoqërohen me parregullësi

PUBLIKUAR

Instituti Demokratik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë votimit në disa qendra të komunës së Drenasit janë vërejtur disa parregullësi.

Ky është njoftimi i plotë:

“#DnV Parregullsitë e evidentuara nga terreni 10:00-10:30

Në vendvotimin 0312E/01D, në Likoshan shkolla “Rexhep Gjeli”, një person voton për tre anëtarë të familjes.

Në vendvotimin 0307E/02D në Abri të Epërme, shkolla “Shote Galica”, është evidentuar fotografimi i fletëvotimit nga një votues.

Në vendvotimin 0309E/01R në Krajkovë, shkolla “Gani Elshani”, komisioneri ka shpërndarë dy fletëvotime një votuesi, ndërkohë që kjo është evidentuar nga komisioneri tjetër. Si rezultat fletëvotimi i dytë është shpallur i pavlefshëm.

Në vendvotimin 0313E/01R në Arllat, shkolla “Abedin Ejupi”, burri voton në emër të gruas së tij, edhe pse ajo nuk kishte nevojë për asistencë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...