Everton po mendon për dyshen e Manchester Unitedit, Wayne Rooney dhe Memphis Depay
Drejtuesit e Evertonit tashmë kanë pyetur në Manchester United për dyshen Wayne Rooney dhe Memphis Depay, shkruan Express.
Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga trajneri Roland Koeman dhe i dëshiron ata në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme.
Të dy futbollistët nuk janë në planet e trajnerit Jose Mourinho për edicionin e ardhshëm dhe Everton do të ishte një mundësi e mirë për Rooneyn, i cili do të rikthehej te skuadra e fëmijërisë. /Express/


